17,09,2025

SHBA: Katër policë të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur

Must Read

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon, Los-Anxhelosin, mbrëmë janë mbajtur protesta, në të cilat është shprehur tmerr me vrasjen e dy zezakëve nga policia gjatë dy ditëve.

Në protesta është parë prani e madhe e policisë, që në të shumtën e rasteve ishte paqësore, por në Dallas policia tha se katër oficerë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, nga dy snajperë, të cilët qartas e kishin pozicionuar vetveten mbi nivelin e rrugës.

Protestuesit po reagonin kundër dy vrasjeve nga policia. Në njërin rast u vra personi, Philando Castile, afër vendit St. Paul në Minesotë, më 6 korrik. Dashnorja e tij, Diamond Reynolds, në rrjetet sociale e ka postuar videon ku shihet Castile duke vdekur në rrëke të gjakut.

Më 5 korrik, personi, Alton Sterling, është vrarë gjatë një grindjeje me dy policë të bardhë në Baton Rouge në Luizianë.

Policia tha se tre persona të dyshuar janë arrestuar.

Presidenti amerikan, Barack Obama, këto vrasje i ka cilësuar si tragjike.

“Të gjithë ne si amerikanë duhet të jemi të shqetësuar nga këto të shtëna, pasi ato nuk janë incidente të izoluara. Ato janë shenjë e një kompleksi të gjërë të pabarazive, që ekzistojnë në sistemin tonë gjyqësor penal”, tha Barack Obama.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img