02,11,2025

Rrëmbehet edhe një serb në Libi

Must Read

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka konfirmuar këtë informacion për “Novosti”, duke deklaruar se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet libiane, me të cilat janë duke bërë gjithçka për këtë situatë, që lirimi i tij të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton lajmi.net.

Tomiq, i cili punonte në fushat e naftës rreth 1.200 kilometra larg kryeqytetit Tripoli, u rrëmbye pranë puseve të naftës.

Përndryshe, puset nuk janë të vendosur në zonën e konfliktit. Rrëmbimi dyshohet të jetë kryer nga grupe kriminale lokale me qëllim kërkimin e ndonjë shpërblimi për lirimin e tij.

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, në Libi ishin kidnapuar edhe dy zyrtarë të ambasadës serbe atje, Slaxhana Stankoviq dhe Jovica Stepiq, të cilët ishin ekzekutuar më 19 shkurt, kur sulmet ajrore amerikane kishin goditur fortesën e Shtetit Islamik.

Ndërsa në mes të janarit të këtij viti, pas dhjetë muajsh robëri nga një burg në Tripoli u lirua Sërxhan Babiq. Ky ish -truproje kryeministrit serb të vrarë Zoran Gjingjiq, ka punuar për kompaninë franceze “Argus”, e cila merret me sigurimin fizik të misioneve diplomatike dhe ekonomike. /lajmi.net

The post Rrëmbehet edhe një serb në Libi appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img