14,11,2025

Rishfaqet antraksi në Gjirokastër, sëmuren tre gra

Must Read
Vetura e ambulancës, ilustrim

 

Aktualisht një prej grave nga Nepravishta dhe tjetra nga Glina janë duke marrë mjekim në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa për shkak të pamundësive familjare një grua nga Nepravishta e merr mjekimin në shtëpi.

Shfaqja e antraksit apo plasjes siç njihet ndryshe, vjen nga mungesa e vaksinimit të bagëtive të imta. Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër nuk e ka kryer ende procesin e vaksinimit të bagëtive, për shkak të vonesës së procedurave të tenderit. Antraksi apo plasja shkakton temperaturë, këputje dhe të vjella tek pacientët. Përhapja e kësaj sëmundje stimulohet edhe nga bagëtitë e ngordhura që nuk groposen, por hidhen nëpër përrenj, si dhe nga plehu i infektuar, që më pas përdoret për të mbjella.

Qarku i Gjirokastrës është një prej më problematikëve sa i përket rasteve me antraks.

The post Rishfaqet antraksi në Gjirokastër, sëmuren tre gra appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img