16,09,2025

Rashiq: Nuk kemi qëndrim zyrtar për demarkacionin

Must Read

Rashiq rikujton se deputetët serbë ende nuk janë ftuar në ndonjë takim në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, raportojnë mediat serbe të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Tani, në këtë moment, nuk ka asnjë qëndrim zyrtar për demarkacionin”, deklaroi Rashiq.

“Akoma nuk dihet nëse do të marrim pjesë në  seancën kur demarkacioni do të vihet në rend dite , pasi deri bisedimet që ne kemi kërkuar nuk kanë ardhur ende”, ka shtuar Rashiq.

Kuvendi i Kosovës,  seancën e radhës e ka caktuar të mbahet për datën 22 shtator dhe në rend dite pritet të jetë projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Më 1 shtator Qeveria tërhoqi nga rendi i ditës ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img