24,10,2025

Protesta e vetmuar e 72 vjeçarit përballë ambasadës italiane

Must Read

Arsyeja është se shteti italian nuk i njeh 12 vite kontribute gjatë kohës që ka emigruar dhe punuar në shtetin fqinj. “Kush më tall, kush…njëri ndaloi tani dhe më tha ke humb mumën. Një indiferentizëm i trishtueshëm, i shëmtuar edhe qëndrimi i këtushëm” ka thënë Maliqati për OraNews.

Pavarësisht se nuk ka gjetur asnjë mbështetje, ai vazhdon të protestojë për të drejtën e tij.

Shpreson që protesta e tij të jetë një shtysë për qeverinë shqiptare për të inicuar dhe finalizuar marrëveshjet me shtetet si Greqia dhe Italia për njohjen e kontributeve dhe të pensioneve, përpjekje që deri tani janë refuzuar nga fqinjët.

Madrit Maliqati:  Rri me gjysmë pensioni këtu sepse më mungojnë vitet që kam punuar në Itali.

Sa vite keni punuar në Itali?

Madrit Maliqati:  12 vite punë janë, është sa për 2 pensione shqiptare.

Keni qenë i siguruar atje?

Madrit Maliqati: Po sigurisht, kam qenë i ligjshëm. Jo më thonë duhet të bësh 20 vjet punë. Dhe sikur 20 vjet të bëja, do të më thoshin duhet të bësh 21./OraNews

The post Protesta e vetmuar e 72 vjeçarit përballë ambasadës italiane appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img