25,04,2024

Prokuroria s’ka filluar ende hetimet për ‘Pronto II’

Must Read

Edhe pas publikimit në vazhdimësi të skandaleve të zyrtarëve të lartë të PDK-së të njohura tashmë si Pronto II, prokuroria e shtetit ende nuk ka nisur hetimet.

Gazeta “Zëri” mëson zyrtarisht se ende janë duke u shqyrtuar këto raste për të parë nëse ka elemente të veprës penale.

“Siç ju kemi informuar edhe më parë se Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka krijuar ekipin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e transkripteve të telekomunikimeve të përgjuara në rastin e MTPT-së”, ka thënë për “Zëri”, Hekrem Luftiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, transmeton zeri.info.

Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i filloj hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer”, ka thënë Lutfiu për të shtuar se për momentin prokurorët janë duke i analizuar dhe vlerësuar të gjitha materialet e transkriptit të përgjimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img