24,10,2025

Prokurori heq dorë nga aktakuza për Ilmi Reçicën

Must Read

ilmi-reqica

Prokuroria e Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja penale për deputetin e PDK-së Ilmi Reçica.

Vendimi është marrë nga prokurori Rexhep Maqedonci i cili e ka bërë publik lajmin në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Reçica akuzohej për mosdeklarim të pasurisë.

Në kopjen e aktakuzës e cila është hartuar në qershor të vitit 2015, Prokuroria pretendon se Reçica nuk i ka deklaruar në tërësi të hyrat e tij nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas aktakuzës, në formularin e pasurisë së vitit 2013 Reçica kishte deklaruar të hyra prej 17 mijë e 760 eurove, ndërsa ishte zbuluar se gjatë atij viti Reçica kishte pasur të hyra vjetore prej 24 mijë e 56 eurove.

Vendimi i trupit gjykues pritet pas pak çastesh. /Kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img