17,11,2025

Presidenti Obama: Jo trupa amerikane në Siri për të rrëzuar Assadin!

Must Read

Barack-Obama-l-re

Presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur poshtë dërgimin e trupave tokësore amerikane në Siri. Sipas tij strategjitë ushtarake nuk janë një zgjidhje për problemet e këtij vendi.

“Do të ishte një gabim për Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe apo vende të tjerë, nëse dërgojnë trupa tokësore për përmbysjen e regjimit të Bashar al Asadit”, tha ai për BBC. Obama është shprehur optimist se strategjia e bombardimeve do të tkurr veprimtarinë e Shtetit Islamik.

Obama tha se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, do të duhet të vazhdojë të bëjë presion mbi Assadin dhe grupet e moderuara të opozitës që të ulen në tryezë dhe të përpiqen të gjejnë një rrugë për dhënien fund të konflikit.

Bisedimet aktuale në Gjenevë midis qeverisë së Sirisë dhe opozitës do të vazhdojnë në javën e ardhshme, por ka pasur informacione se armëpushimi mes palëve është shkelur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img