25,04,2024

Presidenti filpin shokon me dënimin për zyrtarët e korruptuar

Must Read
rodrigo-duterte

Rodrigo Duterte ka deklaruar se zyrtarët e korruptuar do t’i hedhë nga helikopteri.

Madje deklaroi se një herë, një burrë kinez e kishte hedhur nga helikopteri pasi akuzohej për vrasje dhe përdhunim.

“Nëse janë të korruptuar, unë do të shkoj të marr një helikopter në Manila dhe do t’i hedh jashtë,” tha Duterte, cituar nga media të mëdha botërore si BBC dhe Al Jazeera.

Deklaratat e tij janë bërë gjatë një fjalimi përpara të prekurve të tajfunit të martën.

Sipas policisë, më shumë se 5 900 persona janë vrarë që kurse Duterte mori detyrën në fund të qershor teksa shpalli luftën kundër përdoruesve të drogës. Gjithashtu, Duterte tha se 6 persona të arrestuar javën e kaluar gjatë sekuestrimit e gjysmë ton metamfetaminës në kryeqytetin e vendit, ishin me fat pasi ai ishte jashtë Manilas.

“Unë do të përdorë personalisht armët kundër jush, nëse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë”, tha Presidenti, duke shtuar se “ata ishin me fat që nuk ishte në Manila në atë kohë”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img