16,04,2024

Posta e Kosovës shpërblehet në ekspozitë ndërkombëtare

Must Read

 Prishtinë, 12 korrik 2017 –
Posta e Kosovës është shpërblyer me vendin e 5-të për pullën më të bukur postare për vitin 2016 në ekspozitën ndërkombëtare  “Grand Prix De L’Exposition Wipa” të mbajtur në Austri.
Pulla postare fituese “Evropa 2016 – Mendo gjelbër” është lëshuar në qarkullim postar më 9 maj në kuadër të fushatës globale për mbrojtje të ambientit.
“Ky është një sukses mjaft i madh i Filatelisë së Postës së Kosovës duke marrë parasysh se jemi renditur më lartë se shumë Administrata Postare të vendeve më të zhvilluara të botës që kanë traditë qindravjeçare në filateli”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha.

Autore e pullës postare është Brikena Alili.

Posta e Kosovës do të vazhdoj përkushtimin  për zhvillimin e mëtejmë të filatelisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img