17,09,2025

Përfaqësues të projektit EYE të Helvetas vizituan UShAF

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim përfaqësuesit e projektit EYE (Enchancing Youth Employment) të Helvetas, Tim Sparkman – Drejtor i këtij Projekti dhe Lea Shllaku – Menaxhere e Lartë e Intervenimit.

Rektori Bajraktari dhe drejtori Sparkman gjatë këtij takimi diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në mes të të dyja palëve. Rektori Bajraktari i foli atij për historikun e Universitetit, vizionin, misionin, programet, studentët, stafin akademik, lidhjen e mirëfillt me industrinë dhe suksesin e arritur në saje të kësaj lidhjeje.

Përfaqësuesit e këtij Projekti në fund vizituan laboratoret e Universitetit dhe u ndanë të kënaqur me atë që panë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img