26,04,2024

Pacolli, LDK-së: Për inat të nuses, më vdektë djali

Must Read
Behgjet Pacolli

Pacolli po konsideron se komuna e Pejës në krye me Gazmend Muhaxhirin, veproi sikurse thotë fjala popullore “për inat të nuses, më vdektë djali”.

“Pra për Inat të emrit Behgjet Pacolli, le të mbyllet klubi. Fondacioni BP ua la rekuizita, pa marr parasysh këtë akt qyqar por veprimi i njerëzve të LDK në komunën e Pejës vetëm dëshmon sa këta njerëz janë të përkushtuar për shoqërinë”, ka deklaruar Pacolli.

Reagimi i plotë i tij:

Faqja e zezë e faqezinjëve…

Nga Arbëri, aktivist i devotshëm i AKR-së nga Peja, marrë një kërkesë, ku thotë se është urgjente për ti ndihmuar klubit të basketbollit të femrave “Penza” nga Peja. Më tha se ato nuk mundën me vazhdu lojrat për mungesë të rekuizitave. Si gjithmonë që i kam përkrahur të rinjët, Fondacioni Behgjet Pacolli mori përsipër që të mbështes këtë Klub.

Në fakt, mbrenda një nate është organizuar prokurimi i materialeve dhe prodhimi i rekuizitave fanellave dhe veshjeve tjera përcjellëse në fabrikën e Gjakovës dhe iu kanë dorëzuar në mënyrë solemne, një ditë para ndeshjes me Ferizajn. Dorëzimi është bërë në Pejë. Sipas kërkesës së klubit, fanellat mbanin shenjën e fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Rastësishtë isha në Pejë të enjten e kaluar dhe aty erdhen pjestarët e Penzës që të falenderohën. Bëmë edhe fotografi. Të premten, në ndeshje në Ferizaj, paraqiten lojtaret me të njëjtat fanella por logoja e fondacionit që ua kishte dhuruar paisjet dhe kishte në plan të vazhdonte me sponsorizimet tjera, ishte mbuluar.

Për këtë qështje, zyrtarëve të Fondacionit u është komunikuar zyrtarisht se mbulimi i logos është bërë me urdhër të komunës të Pejës, me kërcënimin se do tu ndalohej të përdornin palestrën dhe autobusin nese ato perdornin llogon e Fondacionit.

Siç thotë fjala popullore “për inat të nuses, më vdektë djali”, ashtu paska vepruar edhe Kryetari i Pejës. Pra për Inat të emrit Behgjet Pacolli, le të mbyllet klubi. Fondacioni BP ua la rekuizita, pa mar parasysh këtë akt qyqar por veprimi i njerezve të LDK në komunen e Pejës vetëm deshmon sa këta njerz janë të përkushtuar për shoqërinë.

Një porosi për ata klerka të mjerë; Emri i Fondacionit “Behgjet Pacolli” është ndërtuar me vlera, e ju asnjëherë nuk do ta zbehni më sjelljet e juaja kushtezuese, lokaliste e primitive. Shoqëria e gjërë dal ngadal po e kupton të keqën që po e bëni dhe po e kuptojnë se qka jeni në gjendje të bëni për të ruajtur pushtetin duke shkelur mbi të ardhmën dhe suksesin e rinisë e tërë shoqerisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img