16,10,2025

Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” Kampion në Beach Volley, përfaqësojnë Kosovën në Izrael

Must Read

Talentët e Ferizajt asnjëherë nuk zhgënjejnë. Janë nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” të cilët zunë vendin e parë në Garën Republikane në Beach Volley, çka tash i bën përfaqësues të Kosovës në garën ndërkombëtare që mbahet ditëve në vijim në Izrael.

Fituesit e  Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” i ka pritur edhe kryetari i Ferizajt , Agim Aliu, i cili ka uruar ata për suksesin dhe  u ka dhënë mbështetje edhe  për garat  që do të mbahen së shpejti në Izrael.

“Sot, me drejtorin e Arsimit, takova këta talentë bashkë me drejtorin e Gjimnazit dhe profesorin e kulturës fizike në këtë shkollë, për t’i dhënë gjithë përgëzimin tonë për këtë arritje dhe mbështetjen tonë për sukseset e reja” ka shkruar kryetari Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img