02,05,2024

Në UShAF u mbajt konferenca “Aplikimi i Teknologjisë së Informacionit në Arsim – Përvojat e Kosovës”

Must Read

Zyrtarë të lartë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, profesorë e studentë, kanë marrë pjesë në konferencën “Aplikimi i Teknologjisë së Informacionit në Arsim – Përvojat e Kosovës”, e cila është organizuar nga Projekti i BE-së “TIK-u dhe mësimi elektronik në Arsim”, UShAF dhe Komuna e Ferizajt.

Punimet e kësaj Konference i hapi Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë në UShAF, z. Bujar Pira, i cili iu uroi mirëseardhje pjesëmarrësve dhe uroi që nga ky organizim të nxirren konkluzione të vlefshme për përdorimin e TIK-ut në arsim.

Argjend Osmani, këshilltar i Projektit të BE-së “TIK-u dhe mësimi elektronik në Arsim” prezantoi të arriturat kryesore të Projektit dhe foli për rolin e aplikimit të teknologjisë informative dhe inovacionit në arsim.

Z. Osmani theksoi se objektiv i përgjithshëm i Projektit është që të mbështesë Qeverinë e Kosovës në teknologjinë e informimit, në funksion të rritjes së cilësisë në arsim.

Duke folur rreth projektit, z. Osmani theksoi se ai është dizajnuar në pesë komponente të ndryshme: Ofrimi i trajnimit TIK; Zhvillimi i përmbajtjeve elektronike për arsim, të kërkuara nga Kurrikula e re e Kosovës; Sistemi online i menaxhimit të mësimit; Vlerësimi i gatishmërisë dhe nevojave për pajisje të TIK-ut dhe përgatitja për kontratën furnizuese; Asistenca teknike e ofruar për të monitoruar dhe vlerësuar instalimin dhe testimin e paisjeve të TIK-ut.

Ndërsa, sa i përket aplikimit të Teknologjisë së Informacionit në Kosovë, z. Osmani theksoi se vendi ynë ende është në fazën fillestare në këtë drejtim.

Në këtë Konferencë u fol edhe për përvojat dhe vizionin për modernizimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes TIK-ut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img