13,01,2026

Në Belgjikë, për herë të parë kryhet “vdekja e asistuar“ e një të mituri

Must Read

Në Belgjikë është kryer akti i eutanazisë (vdekjes së asistuar) ndaj një të mituri, rasti i parë pasi vendi kishte miratuar me ligj në vitin 2014, tha kryetari i Bordit Shtetëror për eutanazinë.

I mituri ishte në gjendje kritike, por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion të mëtejshëm.

Në Belgjikë eutanazia është miratuar në vitin 2002, dhe dy vjet më parë kanë ndryshuar rregullat për ta mundësuar atë edhe për të miturit në situata mjekësore të pashpresa.

Belgjika është i vetmi vend në botë që lejon eutanazinë për të miturit në të gjitha moshat, ndërsa në Holandën fqinje, ata duhet të kenë më shumë se dymbëdhjetë vjet.

Në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2013 në Belgjikë, vdekja e asistuar është kryer te 8752 persona, raportoi Bordi i Kontrollit të Shtetit për eutanazinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img