27,04,2024

Ndërtohet edhe një shtëpi solidare falë bashkëpunimit të mirë të komunës së Ferizajt me organizatat humanitare

Must Read

Ferizaj.08.09.2017. Familja e Naser Nuredinit nga fshati Fushë e Madhe për një kohë të gjatë jeton në kushte të mjerueshme banimi e rrezikuar çdo ditë nga shembja e shtëpisë, gjarprinjtë e insekte të tjera.
Por këto ditë komuna e Ferizajt është angazhuar shumë dhe ka gjetur një donacion për ndërtimin e një shtëpie të re për të në fshatin Softaj e cila pritet të jetë ë gatshme për banim brenda muajit.
Drejtori komunal për Shëndetësi dhe MIrëqenie Sociale, Burim Karameta bashkë me përfaqësuesen e organizatës “Gratë Shqiptare të Suedisë” sot kanë vënë gurthemelin e shtëpisë së re për familjen Nuredini.
Me këtë rast u tha se angazhimet nuk do të mungojnë për t’i bërë me strehë edhe familjet e tjera nevojtare.

“ Ne vërtet familjen Nuredini e kemi konsideruar si një rast që ka pasur shumë nevojë për shtëpi të re, por deri me tani kjo familje nuk e pasur të zgjidhur çështjen e pronës, aktualisht motra e Naserit i ka dhënë pak tokë këtu dhe ne u pajtuam që brenda pak kohësh të bëhet me shtëpi kjo familje falë edhe donacioneve të siguarara nga organizata SAB , pra gratë shqiptare të Suedisë.
Shprehim falënderimit tonë të përzemërt për këto aktiviste të cilat kanë zgjedhur komunën e Ferizajt për bashkëpunim dhe dhënien e mjeteve për të cilat vërtet ka nevojë familja Nuredini” tha drejtori Karameta.
Ai shpjegoi se vlera e projektit është rreth 12 mijë euro nga të cilat 1 mijë i ka dhënë zyra e kryetarit të komunës , 20 përiqnd të vlerës do të participjë kompania “Agoni” që do të ndërtojë shtëpinë dhe pjesën më të madhe donatorët nga Suedia.
Ndërkaq Arta Krasniqi përfaqësuese e grave nga Suedia tha se kjo organizatë ka ndërtuar shumë shtëpi nëpër Kosovë dhe do të anagazhohet edhe më tutje që familjet e pastreha të përfitojnë nga këto mjetet humanitare.Shtoi se nëpër festat që orgaizohen gjithmonë mendohet për familjet në nevojë të cilat janë të shumta edhe më tutje në gjithë Kosovën.
E komuna e Ferizajt po planifikon që ndërtimi i shtëpive solidare të jetë edhe më i madh nga organizimi i një gala-mbrëmjeje e cila do të organizohet së shpejti si dhe nga grumbulllimi i disa të hollave nga projketet që ka pasur kjo drejtori operatorët telefonik Vala dhe Ipko.
Të gjitha këto mjetet do të bashkohen edhe me ato të komunës të ndara për këtë qëllim dhe pritet që nevojat e familjeve skamnore sa i përket strehimit të jenë sa më të vogla në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img