26,04,2024

Mos i injoroni kërcitjet e dhëmbëve tek fëmijët në gjumë, mund ta kenë këtë sëmundje

Must Read

Mos i injoroni kërcitjet e dhëmbëve tek fëmijët në gjumë, mund ta kenë këtë sëmundje

Njihet ndryshe si bruksizëm fenomeni i kërcitjes së dhëmbëve në gjumë nga fëmija, dhe madje edhe fenomeni i shtrëngimit të dhëmbeve si një mënyrë për të shkarkuar tensionin që është mbledhur tek fëmija.

Ky është një shtrëngim i pavullnetshëm i muskujve që kanë lidhje me përtypjen dhe tek fëmijët adoleshentë mund të jetë një sinjal që do t’ju tregojë se fëmija mund të jetë viktimë e bullizmit, pra mos e injoroni.

Studimi në lidhje me fenomenin

Studimi u krye nga “Oral health foundation” dhe u publikua më pas në “Journal of oral rehabilitation”, të cilët e kryen studimin tek disa adoleshentë në Brazil. 65% e tyre kishin episode të bruksizmit dhe madje ishin edhe viktima të bullizmit, ndërsa pjesa tjetër nuk kishin episode të asnjërës prej tyre.

Bruksizmi është i përhapur tek shumë fëmijë, dhe sipas ekspertëve ky fenomen lidhet me një situatë që shkakton stres dhe ankth, duke bërë që fëmija të ketë një gjumë jo të qetë, për t’u zgjuar më pas edhe me dhimbje koke. Fëmija e kryen kërcitjen në mënyrë të pavullnetshme.

Shpesh nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur por është një fenomen shumë i përhapur dhe personat që vuajnë prej tij janë edhe shumë të mbyllur, pra nuk arrijnë të shprehin emocionet e veta. Kjo do të jetë si një mënyrë për të shkarkuar tensionet e ditës dhe në rastet më ekstreme do të jetë shenjë e bulizmit./pernenat.al/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img