15,09,2025

Mjegulla vështirëson komunikacionin, policia bënë apel për përshtatje të shpejtësisë

Must Read

Ferizaj.10.11.2018. Mjegulla e cila ditëve të fundit po bie në orët e mëngjesit po paraqet vështirësi edhe për drejtuesit e automjeteve.
Në orët e mëngjesit, rreth orës 8:40 për shkak të shikueshmërisë së kufizuar në magjistralen Ferizaj-Shtimë, afër fshatit Koshare ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Në këtë aksident u përfshin një kamion dhe disa makina por për fat kjo kaloi kryesisht me dëme materiale.
“Rreth orës 8:40 në magjistralen Ferizaj-Shtime ka ndodhur një aksident komunikacioni ku përveç dëmeve materiale edhe një person ka marrë lëndime të lehta i cili është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime” ka thënë zëdhënësi i policisë së Ferizajt, toger Agim Gashi.
Ndryshe policia , në kuadër të aksionit për siguri në komunikacion ka shtuar edhe kontrollimet dhe njëherit apelon tek drejtuesit e makinave që të kenë kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë kushteve e sidomos në orët e hershme të mëngjesit kur nga mjegulla dukshmëria është shumë e kufizuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img