17,11,2025

Miroslav Mishkoviq dënohet me 5 vjet burg dhe gjobë me para

Must Read

Pronari i kompanisë më të madhe serbe, Delta Holding, Miroslav Mishkoviq është dënuar me pesë vjet burg dhe dënim me gjobë prej 5 milionë dinarë për shkak të shmangies së tatimit.

Me të njëjtin vendim, Mishkoviq është liruar nga akuza se ka dëmtuar ndërmarrjet rrugore, respektivisht se gjykata nuk ka mundur të gjejë fakte se ai ka përfituar financiarisht nga to, transmeton lajmi.net.

Ai është shpallur fajtor për ndihmë të birit, Markut, për ikje të tatimit në fitim në vlerë prej 320.3 milionë dinarë, apo rreth 3 milionë euro.

Në këtë vendim të gjykatës, Mishkoviq dhe prokuroria kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit në Beograd, gjë edhe që pritet. /Lajmi.net/

 

The post Miroslav Mishkoviq dënohet me 5 vjet burg dhe gjobë me para appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img