29,04,2024

Matoshi, Mustafa Nanos: Je komunist dhe matrapaz

Must Read
Halil Matoshi

“Disa publicistë me mendësi matrapazësh tyxhar edhe shtetin, kombin e atdheun i shohin si mallëra tregu – pra te këmbyeshme lehtësisht – si ky M. Nano, i cili me lehtësi te padurueshme po bën pazare edhe me tokat e Kosovës, si me i pas pase toka t’babes! Per tokat dhe kokat e Kosoves vendosin vetem kosovaret dhe askush tjeter! Pra Zoti Nano & te tjeret – patriota te vonuar n’histori – duhet me e dite se shteti i Kosoves ne tërësinë e territorit kushtetues është projekt i pakthyeshem dhe i perhershem si vepra më kulmore e atdhetarise shqiptare! Këta u sugjerojnë kosovareve merrni ca probleme (ne shekullin 21 perferohen zgjidhje sovjetike – bartje humane te popullesive dhe ndërrim territoresh!???) e jepni resurset kombëtare te Kosovës, ujin, minierat dhe pyjet! Kosova si projekt i doktrinës amerikane te ‘Nation-Building” është kriju duke u mbështet ne tre parimet e panegociueshme te Grupit te Kontaktit (Fuqite e Medha):

1) Nuk ka kthim në gjendjen para vitit 1999;

2) Nuk ka ndarje të Kosovës dhe

3) Nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër; parime këto të adoptuara në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 1 dhe 3. Neni 1 (Përkufizimi i Shtetit) thotë: 1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm; Ndërsa Neni 3: Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Tipat si Qosja e si ky Nano, t’u qene te brymosur me idete dhe zgjidhjet sovjetizuese te çështjeve etnike, u thone kosovareve: “Baneni te pajetueshme dhe shperbajeni REPUBLIKEN – ne kembim te ideve etnike te shekullit 19 dhe kembim te andrrave dhe folklorit”!? Kosovarët nuk kanë atdhe rezervë – po asnjëri nuk ia di vlerën e vërtetë – si në poezinë e Robert Allen Zimmerman alias Bob Dylan (Poezia: Në Kullën e vrojtimit” – shqipëruar e kthjelluar prej Fadil Bajrajt. “Duhet të ketë ndonjë dalje nga këtu” i tha shakaxhiu hajnit “Është pështjellim i madh, smund të gjej kurrfaë ngushëllimi Biznismenët po ma pinë verën, lëruesit po ma shfrytëzojnë tokën Asnjëri prej tyre nuk ia di vlerën e vërtetë””, shkruan Matoshi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img