24,10,2025

Letër emocionuese e Sylejman Selimit nga burgu për fëmijët e tij

Must Read

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Selimi, përmes kësaj letre ka shfaqur mospajtimin e tij me plot gjëra, përfshirë burgosjen e tij.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, përmes kësaj letre, ua ka përcjellë fëmijëve dhe gruas se tij, urimet më të mira për festën e Vitit të Ri.

Në vijim është letra e plotë e tij.

UNË, BABA SYLË, NË BURG, JU NË LIRI!

….

fëmijët e mi, ma mohuan Luftën Çlirimtare

ma mohuan edhe fitoren

ma përdhosën plisin, m’i shkelen arat me grurë

me çizme shkelen gjakun, eshtrat, historinë

ma lënduan shkabën mbi flamur të UÇK-së

bënë tregti me troje të stërgjyshit tim Ilirik

në Merdare ben pazarllek me eshtra

e mohuan, unë, jam gjeneral shqiptar!

fëmijët e mi, mirë jam, unë, baba Sylë

edhe ju mirë qofshi e vofshi

ju paça si molla në rremb, fëmijët e mi

as burgu, as ligji, as thika, as kasapi

o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës

s’munden me ma shter dashurinë

për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi!

unë, baba Sylë, sonte në burg, ju në liri

po ngre pesë kupa mbushur dashuri

GËZUAR

pifshi për shnet, bashkë me nanën tuaj,

me Prekazin, Açarevën, Kosovën e lirë

Gëzuar Motin e Ri 2017! /gazetamonitor/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img