24,10,2025

Labi tregon se si i ka humbur 13 kilogramë për disa muaj

Must Read

Labinot Tahiri po e lë një vit pas me shumë suksese në karrierën muzikore, politike si dhe private.

Këngëtari ka sjell disa këngë të reja që u pritën mjaft mirë prej fansave dhe publikut të gjerë.

Por, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka qenë mjaft aktive edhe në aspektin fizik me aktivitete të ndryshme.

Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se si i ka humbur 13 kilogramë përgjatë 6-7 muajve të fundit.

Artisti ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa tregon se në saje të ushtrimeve në palestër ia ka arritur të humb peshë.

“Gati 13 kg për 7-8 muaj, normalisht duke e mbajtur shëndetin plot me energji pozitive. Po vijnë ditë të lumtura për shumë kë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Labi po vazhdon aktivitetin politik si deputet i AKR-së, ku ka qenë mjaft aktiv në Parlamentin e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img