08,11,2025

Labi bën Mrekulli, mbledh 200.000 € për Ardit Gashin (video)

Must Read

Këngëtari Labinot Tahiri  ka tri ditë që nga mëngjesi është duke qëndruar në shesh në Ferizaj, duke inkurajuar qytetarët të ndihmojnë nxënësin Ardi Gashin, i cili është i diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë.
Labi, me shumë persona tjerë kanë dalë  që nga mëngjesi në shesh kanë  grumbulluar para për Arditin, të cilit i duhen 200 mijë euro për shërim.

Sot më në fund Labi ka dhënë lajmin e mirë për Ardit Gashin.

“Po pra me punë arrihen punët me peshë të mëdha. Respekt për qytetarët tanë!” ka njoftuar Labi.

Në një video të bërë publike Labi ka njoftuar  se janë grumbulluar  mbi 200 mijë euro.

Falënderoj të gjithë ata që  ndihmuan dhe hapën zemrën që Arditi sa më shpejt të shërohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img