15,09,2025

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu uron ashkanlinjtë në Ditën e Flamurit Ashkanli

Must Read

I pari i Ferizajt, Agim Aliu me mesazh urimi i është drejtuar gjithë pjesëtarëve të komunitetit ashkanli që jetojnë e punojnë në Ferizaj e me gjerë, duke i uruar festën kombëtare – Ditën e Flamurit Ashkanli.

“Sot, në çdo anë ku kanë vendosur të jetojnë, punojnë e gjallërojnë ashkanlitë, gjejmë gëzimin e festës së tyre kombëtare – Ditës së Flamurit Ashkanli. Duke dëshiruar përparimin e përbashkët, ecjen drejt integrimit të plotë institucional e shoqëror, bindjen për barazi mes njëri-tjetrit dhe vlerat e diversitetit që ushqejmë si qytet, të gjithë ashkanlive ferizajas e më gjerë, i uroj Festën Kombëtare – Ditën e Flamurit Ashkanli” tha mes tjerash, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img