08,11,2025

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu mbështet fushatën “Bëhu Shpresë”, inicuar nga të rinjtë ferizajas

Must Read

Në kuadër të kampanjës “Bëhu shpresë” udhëhequr nga të rinjtë, Eris Berisha dhe Laureta Sopa, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i priti në takim, me ç’rast ofroi mbështetjen e plotë për këtë grup të rinjësh në nismën e tyre humanitare për familjet dhe personat në nevojë në Komunën e Ferizajt.

Si rrjedhojë e kësaj mbështetje, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka autorizuar përkrahjen me qindra pako ushqimore për këtë nismë, që ditëve në vijim do të nis aksionin për të ndihmuar familjet në nevojë.

Nisma të tilla të dobishme për komunitetin, janë mbresëlënëse kur kihet parasysh se janë të rinjtë, bartësit e këtij vizioni për të ndihmuar më nevojtarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img