24,10,2025

Krerët në pushim, hajnat në aeroport

Must Read

Burime të prokurorisë bënë të ditur se menjëherë pas rikthimit në punë, shefi ekzekutiv i aeroportit, Rolf Castro Vasquez dhe administratori i kompanisë përgjegjëse për sigurinë, ICTS, Panajotis Kamboroglu do të merren menjëherë në pyetje për llogari të hetimeve.

Ndërkohë, në dosje është përfshirë edhe raporti i Këshillit të Sigurisë së aeroportit, i cili pas testimeve kishte zbuluar mbi 30 defekte serioze në sistemin e sigurisë.

Ky raport është sekuestruar dhe është një nga provat më të forta të prokurorisë për të dëshmuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej siguria e aeroportit të vetëm shqitar funksional.

Hetimet ndërkohë vazhdojnë me këqyrjen e filmimeve të kamerave të sigurisë, të cilat po analizohen me vëmendje për të mësuar detajet të cilat kanë çuar në një zbulim që përforcon idenë se grabitjet e makinave që transportojnë paratë e bankave për në aeroport janë vepër e së njëjtës bandë që mund ta ketë bazën në zonën mes Fushë Krujës dhe Tiranës.

Sipas ekspertëve, nga krahasimi i pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të grabitjeve të tjera, veç skemës së aksionit, krahasimi i imazheve të grabitjes dhe përshkrimi fizik i grabitësve ka çuar në përfundimin se të paktën një person është prezent në grabitjen e Rinasit dhe atë të Kasharit gjashtë muaj më parë.

Po ashtu, njësoj si në aksionet e mëparshme, në vendin e ngjarjes, konkretisht në makinën e djegur, janë gjetur pincat dhe një varre, mjete që janë përdorur me të njëjtin mekanizëm edhe në aksionet e mëparshme.

Sipas burimeve hetimore, pasi kanë djegur makinën, grabitësit janë larguar me një furgon mallrash, gjurmët e të cilit, sipas kamerave të sigurisë, zhduken në fshatin Laknas.

Dy grabitësit që kanë kryer ekzekutimin kanë mbajtur njëri maskë dhe tjetri një shami para fytyrës dhe kapele, ndërsa drejtuesi i makinës nuk ka dalë prej saj.

Ata kanë tentuar të marrin edhe një thes me monedha metalike, por për shkak të peshës nuk e kanë ngritur dhe për të mos rrezikuar janë larguar duke marrë vetëm kartëmonedhat, vlera e të cilave saktësohet se është 960 mijë euro.

I gjithë aksioni ka ndodhur brenda tre minutave dhe sipas hetuesve, Policia e Shtetit është njoftuar katër minuta pas krimit. / Top Channel/

 

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img