28,04,2024

Kollitja dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, ja si ta largoni përnjëherë

Must Read

Në qoftë se po përballeni me kollitje të vazhdueshme, që këmbngul të mos largohet, kjo nënkupton se keni mukus të mbledhur në gjoks. Megjithëse kjo nuk është ndonjë gjendje kërcënuese shëndetësore, ajo mund të ndikoj në mirëqenien tuaj prapë se prapë. Dhe, në qoftë se lihet anash pa u trajtuar, mund të përfundoj me komplikime të ndryshme. Përpara se të drejtoheni tek doktori, janë disa gjëra të cilat mund t’iu ndihmojnë për të pastruar simptomet.

Mundësitë shtëpiake për të pastruar mukusin nga gjoksi:

Për shumë persona, mënyrat natyrale janë mjaft efektive për të bërë trajtimin fillestar përpara ilaçeve. Provojeni ndonjërën prej tyre!

Pini langje
Mund të tingëlloj klishe, por shpesh herë e dëgjoni këtë këshillë sepse me të vërtetë funksionon. Lëngjet ndihmojnë në zbutjen dhe dobësimin e mukusit. Pijet e ngrohta në veçanti mund të ndihmojnë të pastroni mukusin nga hunda dhe gjoksi. Kjo mund të lehtësoj kongestionin, dhe t’iu ofrojë pak pushim nga simptomet e parehatshme.

Mund të provoni:
Ujin
Supën e pulës
Lëng molle të ngrohtë
Çaj të zi apo gjelbërt të dekafeinizuar.

Përdorni pastrues ajri
Avulli mund të ndihmojë për shkrirjen e mukusit dhe të pastroj kongjestionin. Varësisht nga nevoja, mund të krijoni avullin vet në shtëpinë tuaj me anë të paisjeve përkatëse për këtë çështje.
Këto paisje mund t’i shfrytëzoni gjatë natës duke e mbajtur pranë shtratit tuaj.

Bëni një lloj saune me anë të dushit. Lëreni uji të rrjedh derisa të avullohet e gjithë banja juaj. Për të rritur avullin, futuni në dush apo vaskë dhe mbyllini perdet e banjës.

Përdorni një enë të thellë dhe një peshqir. Për një avullim më të fuqishëm, mbusheni enën me ujë të nxehtë, pasi të mbushet mjaftueshëm, përkuleni kokën mbi të dhe mbulojeni gjithë kokën me një peshqir.

Konsumoni mjaltë
Studimet shkencore të mjekësisë kanë gjetur evidenca, të cilat sugjerojnë se mjalta natyrale mund të jetë më efektive sesa medikamentet apo ilaçet e tjera për të lehtësuar kollin dhe kongjestionin.
Iu duhet thjeshtë të hani nga një lugë mjaltë brenda orësh, njëlloj siç do të merrnit ilaçet e udhëzuara nga doktori.

Kur duhet të vizitohem nga doktori?

Nëse simptomet tuaja nuk largohen për më shumë se 4 ditë, vizitojeni doktorin. Këtë duhet ta bëni nëse kollitja juaj është shoqëruar nga temperatura, dhimbja e krahërorit, apo problemet me frymëmarrje. Gjithashtu, duhet të keni parasysh që nëse kongjestioni përkeqësohet dhe zgjatë më shumë se tre deri në katër ditë, dhe mukusi fillon të bëhet substancë e trashë, merr ngjyrë të gjelbërt apo të verdhë, gjë që nënkupton se mund të keni infeksion.

Zakonisht, mukusi dhe kongjestionet e ngjajshme duhet të pastrohen dhe largohen brenda shtatë deri në nëntë ditë. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img