25,04,2024

Kirigizia po bashkëpunon me Turqinë për identifikimit e sulmuesit në Stamboll

Must Read

Rakhat Suleymanov, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Kirgizisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 3 janar se zyrtarët e këtij shtetit janë duke bashkëpunuar derisa po bëhen përpjekje të gjejnë pasaporten e personit që shihet në fotografinë e publikuar nëpër rrjete sociale.

Sulmuesi që është ende në arrati, ka hyrë në lokalin e natës, Reina të Stambollit me një pushkë automatike dhe ka filluar të gjuajë klientët, orët e para të 1 janarit.

Ai vrau 39 persona dhe lëndoi dhjetëra të tjerë.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për incidentin duke thënë se ka qenë sulm ndaj “festës së atyre që e mohojnë fenë” dhe si hakmarrje për përfshirjen e ushtrisë së Turqisë në Siri.

Fotografia e pasaportës së publikuar ka ngjajshmëri me një video “selfie” të një burri që shihet në sheshin Taksim, që gjithashtu sot është publikuar nëpër rrjete sociale.

Mediat turke kanë raportuar se sulmuesi mund të jetë nga Azia Qëndrore.

Disa ekspertë kanë thënë se video e sulmit tregon se ai mund të ketë pasur trajnime ushtarake.

Zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtulmus, ka thënë se zyrtarët janë gati të identifikojnë autorin e sulmit ndërsa tashmë kanë shenjat e gishtërinjëve të sulmuesit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img