01,11,2025

Kërkohet afatizim i dialogut me Serbinë

Must Read
Dialogu / ARKIV

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të afatizohet, pasi, sipas tyre, ky proces nuk mund të zgjasë deri në pafundësi. Madje përfaqësuesit e kabinetit qeveritar këtë kërkesë e kanë prezantuar edhe para zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

Ndërsa opozita nuk është unike për çështjen e dialogut.

Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron se ky dialog duhet të ndërpritet dhe se me Serbinë, sipas tyre, mund të dialogohet vetëm pas njohjes nga shteti fqinj dhe vetëm për çështje të përbashkët, e jo për çështje të brendshme të Kosovës. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se dialogu duhet të ndryshojë format dhe se duhet të ketë agjendë të qartë./ Zëri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img