16,09,2025

Kadaj- Bujupi thur lavde për VV-në, “akuzon” ish-partinë e saj

Must Read

gjykata-e-apelit-vendos-nes-euml-r-p-euml-r-donika-kadajn_hd

Ish-deputetja e AAK-së tashmë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se largimi i saj nga AAK ka qenë puro personal.

Ajo ka thënë se nuk do e kishte quajtur transfer largimin e saj nga AAK por vazhdim i bindjeve të saja politike, transmeton Telegrafi.

“Në momentin kur filluan hamendjet unë vendosa ta vazhdojë rrugën time politike aty ku kishte më shumë konsistim dhe këmbëngulje për të kundërshtuar dy marrëveshjet e dëmshme për vendin”, ka thënë Kadaj- Bujupi në “Click” të RTV21.

Ajo ka shtuar se edhe në kohën e VLAN, Vetëvendosja nuk ka folur as atëherë për ndarje postesh e pozita.

“Vetëvendosje edhe asokohe ka qenë për të qëndruar bashkë dhe ta dërgojnë PDK-në në opozitë në mënyrë që të sjellim ndryshimin”, ka thënë Kadaj- Bujupi, duke shtuar se VV-ja e ka mbrojtur konceptin e tyre edhe përtej të pamundshëm.

Ajo ka shtuar se sot po del se Vetëvendosje paska pasur të drejtë.

Kadaj- Bujupi ka shtuar se ka besuar që do të kenë një alternativë së bashku si opozitë ku do të merr pjesë edhe shoqëria civile dhe në fund do të kenë një listë të përbashkët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img