21,12,2025

Ja si i komentojnë mediat serbe mesazhet e Biden-it në Kosovë

Must Read

Kjo edhe për faktin se vizita e Biden në Kosovë u bë pas asaj në Beograd. Por arsyeja kryesore, që ka bërë edhe titujt kryesor në mediat serbe, ishte edhe kërkesa e numrit të të SHBA-së, për ta votuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovës.

Pothuajse në të gjitha mediat kryesore serbe, titull kryesor i shkrimeve për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, kanë qenë kushtëzimi i Biden-it për ta votuar Asociacionin dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, për ta ruajtur mbështetjen e SHBA-ve, njofton lajmi.net.

“Biden: AKS ose izolim”, është titulli i mediumit serb “B92”. Tituj me të njëjtën përmbajte ka pasur pothuajse në të gjitha mediat serbe. Në mediumin publik “RTS” titulli kryesor ishte “Ose AKS ose humbje e mbështetjes amerikane”.

Biden ka arritur për vizitë në Kosovë, pas asaj që i bëri Serbisë. Deklaratat e tij pas takimeve me kreun e dy shteteve, ishte tejkalimi i armiqësive mes Kosovës dhe Serbisë si dhe forcimi i sundimit të ligjit dhe përmbushja e reformave për integrim./lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img