17,11,2025

Ish-pjesëtari i SHIK-ut: Shërbimi maqedonas dha dy milionë euro për vrasjen e Begut e Mirsadit

Must Read

Duke reaguar ndaj spekulimeve se Begu e Mirsadi kanë reketuar funksionarë të BDI-së, Miftari thotë se situata është e kundërt: se policia sekrete maqedonase, përmes “dy njerëzve të afërt të Ali Ahmetit” ka ofruar dy milionë euro për vrasjen e Begut e Mirsadit.

Në vazhdim dëshmia e tij e plotë, dërguar te “Lajm”-i në mënyrë elektronike.

“Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj kanë qenë të dënuar me vdekje nga shërbimi sekret maqedonas akoma pa arrit në konfliktin e Kumanovës. Mos e harroni këtë fjali: shërbimi sekret maqedonas, i afërt me disa (s’paku dy) bashkëpunëtorë të Ali Ahmetit, kanë kërkuar disa muaj ma herët ‘vrasës’, njerëz të luftës nga Kosova që t’i vrasin Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizën dhe disa tjerë.

Por nuk i ka dëgjuar askush dhe aty del në skenë dy milionëshi i famshëm, që u premtua nëse vriten këta trima! Shikoni zëdhënësin e MPB të Maqedonisë, gjatë terë kohës së konfliktit në Kumanovë shumica e komenteve të MPB, kanë qenë rreth komandant Nato-Mirsad Ndrecaj dhe Begu-Beg Riza. Shumica e përgjigjeve janë: – kanë qenë, jo nuk janë; – jo si kem arrestu; – jo nuk janë në listën e emrave te të vrarëve; – jo nuk e dimë ku janë; (tanë kohen e kanë ditë mirë se ku janë)”, shkruan Miftari.

The post Ish-pjesëtari i SHIK-ut: Shërbimi maqedonas dha dy milionë euro për vrasjen e Begut e Mirsadit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img