26,11,2025

I dënuari për rrëmbim e prostitucion në Itali, arrestohet në Tiranë

Must Read
Arrestime ne Tirane

Arben Ismaili, 49 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpol, në bazë të vendimit të datës 29.03.2016, e lëshuar nga Autoritetet Kompetente Italiane.

Ky shtetas është dënuar me 8 vjet, 5 muaj dhe 29 ditë heqje lirie, për kryerjen e veprave penale, “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Sulm ndaj personit”, “Kanosje dhe ushtrim dhune dhe presioni psikologjik”, “Rrëmbim” dhe “Trafikim i qënieve njerëzore”.

Parashikuar nga Nenet 81, 110, 6000, 609 dhe 648 të Kodit Penal Italian dhe Ligjet 75/58 dhe 286/98. Ky shtetas ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në pritje të ekstradimit drejt shtetit Italian.

The post I dënuari për rrëmbim e prostitucion në Itali, arrestohet në Tiranë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img