24,10,2025

Historia horror në Shqipëri: Grabitje, atentate dhe autobomba

Must Read

Po më 8 qershor të vitit të kaluar, në Durrës u ekzekutua në një atentat mafioz 31-vjeçari nga Laçi Robert Rama, i cili dyshohet se ishte një nga grabitësit.

Seria ngjarjeve vijoi me një atentat të dështuar me tritol po në korrik të 2015-s ndaj Ervis Imerit, i cili po ashtu ishte i dyshuar dhe më pas u arrestua si një nga autorët e grabitjes së 5 mijë eurove në shtëpinë e familjes Çiça në Tepelenë.

Por vëllai i tij, Elton Imeri, nuk pati të njëjtin fat. Makina e ushtarakut shpërtheu në lëvizje po në zonën e Kombinatit më 9 dhjetor, duke e gjymtuar rëndë në pjesën e këmbëve.

Për të gjitha këto ngjarje policia ka patur dyshime mbi viktimën, 36-vjeçarin i cili u qëllua me 2 plumba në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Autori i vrasjes ka hyrë në mjediset e brendshme të lokalit me një kapele në kokë dhe ka nxjerrë një pistoletë me mulli duke e qëlluar në kokë dhe në qafë.

Viktima ndodhej në tavolinë në shoqërinë e 3 personave të tjerë, njëri prej tyre oficer policie. Uniformat blu kanë sekustruar pamjet filmike, si dhe kanë marrë dëshmitë përkatëse për të zbardhur ngjarjen si dhe bërë të mundur kapjen e autorit.

Po ashtu, Elton Çiços mësohet se i është gjetur edhe një pistoletë, çka tregon se viktima ndihej i rrezikuar dhe ruhej. /TopChannel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=S-7Gz5lNONg?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Historia horror në Shqipëri: Grabitje, atentate dhe autobomba appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img