20,04,2024

Hasanbeg, ndërrimi i moteve kaloi në mjerim

Must Read
Ilustrim-Hasanbeg

Viti që lëmë pas për banorët e Hasanbegut të prekur nga vërshimet ka qenë një vit i vështirë dhe dëshirojnë që të mos përsëritet asnjëherë. Ndërkohë për 2017 dëshira e tyre më e madhe është që të arrijnë shtëpitë e tyre ti kthejnë në gjendje të banueshme.

“Jemi duke qëndruar tek motra, siç po e shihini shtëpia u shkatërrua nga vërshimet, i kemi kushtet e vështira, atje jemi si mysafirë . Të gjithë janë duke festuar ndërsa ne jemi të detyruar që të punojmë pasi që ashtu e do nevoja”, tha Abdulla Hasani, banor i Hasanbegut.

Situatë e ngjashme dhe e vështirë mbretëron edhe tek familja Halimi.

“Siç e shihini edhe vetë, shumë të holla duhen, unë vetëm me një pension jam ndërsa djalin e kamë të papunë. Nuk kemi festuar, ka pasur 23 viktima nga vërshimet, ishim të rrezikuar edhe ne për çfarë të festojmë, si të festojmë nuk mundemi është turp të festojmë ne”, u shpreh Nazlie Halimi, banore e Hasanbegut.

Rreth 100 persona shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga vërshimet, ndërrimin e motmoteve e kanë kaluar në konviktin “ Tome Stefanovski- Seniç”

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img