Haradinajt i rikonfirmohet përkrahja e Zvicrës për Kosovën

Must Read

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur Jean Marc Guinchard, Kryetar i Parlamentit Kantonal të Gjenevës.

“Musafiri nga Gjeneva, u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe tha se Zvicra do ta mbështes Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, siç edhe ka bërë deri me tani”, thuhet në njoftimin e partisë së Haradinajt.

“Kryetari Haradinaj nga ana e tij, e falënderoi z. Guinchard, për përkrahjen e Zvicrës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Kosovës për thellimin bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve”, thuhet më tej në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img