04,05,2024

Haradinajt i bëhet pritje e organizuar edhe nga Ferizaj

Must Read

Ferizaj.27.04.2017. AAK dega në Ferizaj përmes një njoftimi ka bërë tw ditur se edhe nga Ferizaj do të organizohet pritje për ish Kryeministrin dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.
Zyrtarë të AAK-së kanë bërë të ditur se nisja nga Ferizaj për në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të bëhet ora 17:30.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e pritjes së organizuar e cila do të bëhet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë transporti do të jetë gratis.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se nga ora 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Ramush Haradinaj do t’u drejtohet qytetarëve të tubuar.
Sipas tyre, vendimi i sotëm për lënien të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.

“Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, sic ndodhi sot me Ramush Haradinajn”, thonë ata.

“Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar” bëhet e ditur në njoftim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img