21,12,2024

Hapet ekspozita me temën dizajnimi i sheshit të qytetit në Ferizaj

Must Read

Paraditen e sotme, profesorë, studentë dhe drejtues të Kolegjit UBT, kishin zgjedhur ambientet e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për të prezantuar ekspozitën e dizajnit urban, me përqendrim në dizajnimin e sheshit të qytetit në Ferizaj.

Dhjetëra studentëve, profesorë e drejtuesve të këtij kolegji, iu bashkua edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu, shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Ai pa projeksionet e profesionistëve të rinj lidhur me dizajnimin e sheshit të qytetit, duke u shprehur se kjo ngjarje i jep mundësi më të madhe qeverisjes lokale në jetësimin e planifikimeve të duhura për qytetin.

“Në fakt sot është një ditë pushimi dhe ditë më e mirë pushimi se për t’u kaluar në këtë formë nuk do të kishte, prandaj është kënaqësi e imja që sot jam pikërisht këtu, me studentët entuziast, me studentët kreativ, me studentët që japin ide dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi ynë si Komunë e Ferizajt dhe gjithsesi se vet objekti, lokacioni ku jemi, koincidon me atë që është duke u shfaqur këtu, nga punët dhe idetë që do të prezantojnë studentët e UBT-së. Pra, jemi në objektin ku shumë shpejt, shumë afër do të bëhet gati edhe Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe pikërisht kjo sot është një lloj uvertyre për atë që do të bëjmë më vonë. Pra, ne jemi një qeveri komunale, që jemi mundësi më shumë për të rinjtë, jo vetëm të Ferizajt, por edhe më gjerë. Kjo ka ndodhur edhe me vet instalimin e qeverisjes time, sepse po e përsëris, unë jam Kryetar i Komunës së Ferizajt, por jam njeriu më i moshuar në qeverisjen time. Të gjithë të tjerët, qoftë në kabinetin tim, qoftë drejtorët e komunës, të gjithë janë në moshë më të re. Arsyeja është e thjesht pse është kjo përzgjedhje e imja, që lidhet edhe me ditën e sotme, por që do të jetë edhe në ditët në vijim. Sepse dëshirojmë që t’i japim sa më shumë shanse të rinjve dhe pse duam t’i japim më shumë mundësi të rinjve është se besojmë tek ata dhe besoj se pikërisht edhe kjo ngjarje që kemi këtu është një arsye më shumë, një dëshmi më shumë se ne kemi arsye të besojmë tek të rinjtë tonë. Ne kemi detyrën dhe përgjegjësinë që përveç besimit, të krijojmë edhe mundësi e kushte tjera që mos të ndodh ajo që sot është temë e Kosovës, pra që rinia ta ketë perspektivën këtu. Gjithsesi se detyrimi im si Kryetar i Komunës, është që pikërisht ta bëj këtë. Sigurisht se kjo na ndihmon në qeverisjen tonë, pavarësisht faktit se në politikë shpesh është e vështirë të dëgjohet, por qeverisja ime, unë si Kryetar Komune, jemi qeveri që dëgjojmë sepse dëshirojmë secilin zë, madje pavarësisht profesioneve që kemi, pavarësisht lartësimit të saj që kemi në kuadër të qeverisjes, ne kemi edhe një Këshill të Ekspertëve që poashtu i kemi angazhuar, pikërisht që t’i dëgjojmë. Në emër të qeverisjes komunale ju falënderoj për këtë mundësi që na keni dhënë për ta bërë atë që është qëllim, vizion dhe atë që është angazhim i çdoditshëm i yni, ta bëjmë Ferizajn sa më të bukur, sa më të përshtatshëm, sa më të dinjitetshëm për qytetarin tonë dhe mund ta bëjmë këtë duke qenë bashkë me ata që janë në kuadër të një ideje dhe njohje të përbashkët” tha Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Me fjalë përshëndetëse në këtë ngjarje dhe për të prezantuar punimet e studentëve të pranishmëve iu drejtuar edhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës në Kolegjin UBT , Lulzim Beqiri, profesori Skender Kosumi dhe mysafiri në këtë ngjarje,Tahir Shabani.

Kjo ngjarje u realizua me bashkëpunimin e Kolegjit UBT dhe Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img