Lajme

Gecaj: Opozita, uniformizim bolshevik për Demarkacionin


Publikuar më:


Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, të hënën ka shkruar lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka pyetur se si është e mundur që asnjë deputet nga radhët e opozitës nuk ka mendim ndryshe për Demarkacionin, përkundër pozitës që ka disa deputetë që janë deklaruar kundër.

Gecaj ka shkruar në Facebook se koalicioni qeverisës nuk ushtron presion ndaj deputetëve, por është e kundërta.

“Deri sa nga ana jonë paska të tillë të cilët mendojnë ndryshe, si është e mundur që në anën tjetër asnjeri nga deputetët mos të mendoj as edhe dyshoj se ndoshta po gabojnë dhe atë asnjëherë pa asnjë përjashtim. A thua pse? Sepse në anën tjetër ka një mendësi tjetër, një trysni tjetër, një lloj uniformizmi bolshevik, një disiplinë ushtarake ku, demokracia ka vdekur e para e pas saj edhe toleranca dhe mendimi ndryshe. Prandaj analistë, analizoni edhe një herë – është fjala për presion partiak të panjohur ndër ne deri më tani”, shkruan Gecaj.

Comments
To Top