10,11,2025

Formohet Ushtria Ekonomike e Konsumatorit, betohen kundër produkteve serbe

Must Read

Në rrjete sociale po qarkullon një billboard, ku bëhet thirrje që të mos blihen produktet serbe.

Një fushatë sensibilizuese kjo për qytetarë e Kosovës, e formuar nga një grup që po thirret Ushtria Ekonomike e Konsumatorit ku secili ushtar thirret në këtë betim:

“Unë biri/bija jote Kosovë betohem se nga sot do të kujdesem maksimalisht që për nder të shtetit tim nuk do të përdori më produkte nga Serbia. Këtë do ta bëj 100% për shtetin tim, për prodhuesit vendor dhe për dëshmorët që sollën lirinë. Me këtë angazhim unë do të krijoj së paku 30.000 vende pune brenda vitit. Nëse shkeli mbi këtë betim qofsha i poshtëruar gjithmonë”, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron i vendosur karshi vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës për taksën kundër Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img