04,12,2025

Ferizajasi publikon në Tik Tok video duke dëmtuar pronën publike, arrestohet

Must Read


Stacioni policor në Ferizaj ka bërë të ditur se mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetar , i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy video incizime, duke provokuar me një thikë dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.

Policia, menjëherë ka nisur hetimet në kërkim të tij dhe shumë shpejtë e ka identifikuar personin dhe vendndodhjen e tij, ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Personi me inicialet F.V i moshës 21 vjeçar, ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.

Pasi është intervistuar nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu betohet si Kryetar i Komunës së Ferizajt për katër vitet e ardhshme

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka mbajtur sot seancën inauguruese për mandatin e ri katërvjeçar. Në këtë ceremoni morën pjesë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img