16,10,2025

Ferizaj: Kërcënon veten në Facebook për të kërkuar azil në Evropë

Must Read

Ferizaj- I dyshuari ka pranuar se ai e kishte hapur edhe adresën në Facebook prej të cilës kishte shkruar mesazhe kërcënuese në adresën e tij personale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka deklaruar rrejshëm se po kanoset, duke inskenuar tërë ngjarjen me qëllim të marrë ndonjë dokument nga Policia dhe pastaj ta përdorë për të kërkuar azil në shtetet evropiane.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Ferizaj.

I dyshuari ka pranuar se ai e kishte hapur edhe adresën në Facebook prej të cilës kishte shkruar mesazhe kërcënuese në adresën e tij personale, me qëllim që të marr ndonjë dokument nga Policia apo Gjykata dhe pastaj atë ta përdorë për të kërkuar azil në shtetet evropiane.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure te rregullt.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img