25,04,2024

Edhe një libër për fëmijë tmerron Serbinë, Kosova ju del ashtu siç është, SHTET! (Foto)

Must Read

Por, duket se edhe pas gati nëntë vjet të pavarësisë së Kosovës, shoqëria dhe mediat në Serbi nuk dëshirojnë ta shohin realitetin, prandaj tronditën me këso hartash, transmeton lajmi.net.

“Në hartën e botës të botuar, kufijtë e Kosovës janë shënuar në të njëjtën mënyrë sikurse kufijtë e shteteve tjera”, shkruan Blic.

“Sërish një libër për fëmijë ka shqetësuar opinionin, kurse kësaj herë për shkak të arsyeve politike. Në librin parashkollor ‘Atlasi im i parë’ brenda kufijve të Serbisë nuk është paraqitur Kosova. Kosova grafikisht është paraqitur sikur shtetet tjera në rajon, kurse autorët të vetmin lëshim që e kanë bërë është vendosja e emrit dhe kryeqytetit të krahinës sonë”, shkruan Blic. Pra, edhe kjo gazetë deri diku liberale, përdor gjuhë shoviniste ndaj shtetit të Kosovës.

ataaaa

Në shtëpinë botuese “Laguna” thotë se nuk bëhet fjalë për atlas politk, dhe se Kosova askund nuk përmendet.

“Nuk është e vërtetë se Kosova në atlasin për fëmijë është ndarë nga Serbia. Secili shtet është prezantuar qartë me emrin e tij dhe kryeqytetin. Pra shkruan, Serbi dhe Beograd, askund nuk shkuan Kosova. Dua të them se ‘Atlasi im i parë’ nuk është politik, por aksent ndaj popujve, kulturave dhe natyrës”, ka thënë Tanja Vuçkoviq nga “Laguna”. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img