18,09,2025

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në Ferizaj

Must Read

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, të përfshira janë një traktor dhe dy vetura.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Agim Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Gashi ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth ora 12:00 dhe se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për të marrë mjekim, ndërsa i lënduari tjetër është duke marrë mjekim në Ferizaj.

“Traktori ka qenë i parkuar, njëra veturë e ka humbur drejtimin ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe e ka goditur një automjet tjetër. Pas kësaj, është goditur edhe traktori”.

“Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img