18,09,2025

Drogë e grabitje me armë në Itali, shkatërrohet banda me 22 shqiptarë

Must Read

Mediat italiane raportojnë se Policia e Romës ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arresti për 22 shqiptarë, pjesë enjë organizate kriminale, që vepronte në Pomezia, Torvaianica e Ardea.

Policia bën me dije se operacioni u zhvillua nga Shërbimi Qëndror Operativ në bashkëpunim aktiv me Skuadrën e Shpejtë të Ankonës, Kuneos, Padovës, Pratos dhe Viterbos. Në të u angazhuan rreth 100 karabiniere, pjesë e departamenteve të hetimit dhe njesive speciale të Policisë së Shtetit.

Grupi kriminal vepronte prej disa vitesh në Itali, ndërkohë që bazën logjistike e kishte ne në fushën e Torvaianica, Pomezia dhe Ardea.

Gjate aksionit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 350 kg marijuanë, 500 gram kokainë, dy armë etj.

 

The post Drogë e grabitje me armë në Itali, shkatërrohet banda me 22 shqiptarë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img