19,07,2025

Dezinsektohen zonat turistike, reduktohet prezenca e mushkonjave në bregdet

Must Read

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që inspektoi punën në terren të një prej ekipeve që po zbaton në zonën Shkodër-Velipojë, pohoi se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës.

Përvec zonës bregdetare, janë dezinfektuar edhe kanalet, pusetat dhe bodrumet pranë këtyre zonave, ato që janë përfshirë gjithashtu në këtë proces të kontrollit të përhapjes së mushkonjave apo insekteve të tjera të dëmshme.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, dezisektimi në zona turistike ndihmon jo vetëm në mbarëvajtjen e sezonit turistik duke pakësuar bezdisjen ndaj pushuesve, por sigurisht ul shumë edhe rrezikun që nëpërmjet tyre mund të merren sëmundje të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Sa i përket preparateve të përdorura, ato janë krejtësisht agjentë biologjikë, në mënyrë që të mos ketë shkatërrim të florës dhe faunës në zonat e dezinfektuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img