24,10,2025

Mbi dy vite burg për ish-zyrtarët e Kaçanikut

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi sot pesë ish-zyrtarët e Komunës së Kaçanikut të akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Fatos Koxha, Verdat Dena, Bujar Dullovi e Zekrija Koxha u dënuan me nga gjashtë muaj burg, ndërsa Betim Shala me tre muaj, pasi për të gjykata mori si rrethanë lehtësuese punësimin në komunën e Kaçanikut vetëm një javë përpara se të ishte pjesë e një komisioni për vlerësimin e ofertuesve të një tenderi.

Fatos e Zekrija Koxha, Vedat Dena, Betim Shala dhe Bujar Dullovi akuzoheshin se si anëtarë të komisionit vlerësues për tenderin e rehabilitimit të gjelbërimit në Rrugën “Ismajl Reka” të Kaçanikut kanë falsifikuar dokumentet zyrtare duke shënuar të dhëna të pavërteta për operatorët ekonomikë që kanë ofertuar.

Pjesë e aktakuzës ishte edhe ish-zyrtari i prokurimit Zeqir Selmani, por procedura ndaj tij ka pushuar pasi ai ka vdekur.

Të dënuarit u obliguan që në mënyrë solidare ta paguajnë ekspertizën e këtij gjykimi dhe paushallin e gjykatës në shumën secili nga 50 euro, raporton kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img