24,10,2025

Çerdhja e dhunës, ndjekje penale edhe për dy edukatoret

Must Read

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës në ngarkim të tyre me akuzën e moskallzimit të krimit. Dy edukatoret mësohet se do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë mbi skandalin në kopshtin privat në zonën e Saukut në kryeqytet.

Nga marrja në pyetje e tyre, specialistët e policisë dyshojnë se 2 edukatoret kanë qenë në dijeni të dhunës sistematike fizike dhe psikologjike që ushtrohej ndaj fëmijës së mitur 3-vjeçar.

Ndërkohë, dy prindërit e fëmijës së dhunuar kanë qenë në Prokurorinë e Përgjithshme ku mësohet se kanë marrë kontakt me zyrtarë të organit qendror të akuzës.

Sa i takon administratores Anjeza Shabani, e vënë në pranga me akuzat e keqtrajtimit të të miturve dhe shpërdorimit të detyrës, ajo pritet të dalë ditën e enjte përpara Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë.

The post Çerdhja e dhunës, ndjekje penale edhe për dy edukatoret appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img