19,07,2025

Burg babait shqiptar, dhunoi vajzën 4-vjeçare

Must Read

Mediat italiane raportojnë se shqiptari 29­ vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, banues në Cingoli u dënua me katër vjet burgim nga gjykata e Macerata.

Ngjarjet për të cilat ai u vu në akuzë i takojnë marsit të vitit 2014. Ai akuzohet se ka rrahur fizikisht vajzën e tij të vogël dhe pastaj është parë teksa e ka tërhequr zvarrë për flokësh.

Nga goditjet në trup, të voglës i janë bërë hematoma e mavijosje në krahë dhe këmbë dhe ajo u dërgua me urgjencë në spital për ndihmën e nevojshme, shkruan Panorama. Krahas dhunës ndaj vajzës, shqiptari akuzohet se ka kërcënuar me vdekje edhe gruan e tij, duke i treguar thikën.

Ai ka reaguar egër kur djali që gruaja kishte nga një lidhje e mëparshme ndërhyri të mbronte nënën e tij. Pasi dëgjoi akuzën dhe shqyrtoi çështjen gjykatësi Giovanni Manzoni, vendosi dënimin e tij me 4 vjet.

The post Burg babait shqiptar, dhunoi vajzën 4-vjeçare appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img