17,11,2025

Bilall Sherifi tregon se a do të shkrihet NISMA në AAK

Must Read

bilal-sherifi-681x454

Nisma për Kosovën ka mohuar raportimet në media se kjo parti sot të bëjë zyrtare vendimin për shkrirje të këtij subjekti në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherfi, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ai për KosovaPress ka thënë se ky është një lajm i pavërtetë dhe, se Nisma në asnjë mënyrë, nuk do të shkrihet në asnjë parti politike.

“Sot e 100 vjet kjo nuk do të ndodh. Ne mund të bëjmë koalicione, por jo të shkrihemi në ndonjë parti tjetër. Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë si Nismë”, tha ai.

Ndryshe, mediat raportuan se Nisma për Kosovën, pritet që sot përmes një konference për media në selinë e AAK-së, të shkrihet në subjektin që drejton Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img